>
LETERSISHQIP
Halit Basha

Një Pikë Shi Vjeshte

E treta një pikë shi
Në ëndrrën time të çjerrë
Në ëndrrën time të mjerë
Vjeshta ma dhuroi zemërgjerë
Një pikë shi me pak zymtësi
Me gjak përlyer e përzier
Ani-vjeshta zemërgjerë e mirë
Le të më dhurojë edhe një pikë
Të dëlirë
Pa frikë
Në lëkurë ta ndiej
Të më stërpikë
Ta pi si eliksir
Të më bëhet gjak
Në hap në prag
Do t'ia paguaj me buzëqeshje.
Me këngën time për vjeshtën e bereqetshme.