>
LETERSISHQIP
Helena Halilaj

Ti Je Diell

Ti je diell qe bie ne cdo skaj te udhes qe shtrojne enderrat
Sje vetem ishulli i nates ku humbim ne te dy, vetem ne
As limitet e kohes nuk maten me ty
As shirat e hershem nuk rrenojne asgje me ne ty
As pellgjet e harrimit nuk jane ne asnje stine
Ti je burri qe rrita ne mendjen time
Je krenaria qe mbush syte jeshil qe koha i ka ngjyer me ty
Me asnje hyjni nuk me ngjason kur vjen e nuk di te ikesh
Kur ti lidhesh neper mua si ato penjte e ngaterruar te femijeve
Aty si femije ngaterruar neper zemer une dhe ti
Me ty gezojne dhe ato pak rrudha ne fytyre
Qeshin te gjitha deshirat e shtrihen paqesisht
Nen nje buze ku flene krej pritjet bashke
Je nervi qe bie ne gushe e behet djali qe nuk vonon
Ti je lavdia qe ngre balli kur ti e puth e nuk sprapsesh
Je plaga e re qe ben ne cdo vend e soditesh si sheruesi i saj
Je si kaloresi i padorezuar qe vetem ecen mbi udhe te reja
Qe i di ku mbarojne vetem ti
Ti je trimi qe nuk zene oret as kalendaret ne asnje rreng
Ti vetem vjen dhe kur iken
Je atdheu ku gezojne dhe lulet e vogla
Je djepi ku perkund driten qe neser ka me linde tre
Je diell qe bie mbi duart e mia
Dhe une kapem pas tyre si ne drite te Zotit...