>
LETERSISHQIP

Shoku Im I Jetës

Shoku im i jetës!
s’u lidhëm, thjesht nga dashuria,
ne u lidhëm dhe si dy shokë
njohur në mbijetesë,
si një brez i kërcënuar por kurrë ndrydhur,
kur na digjej cip’ e buzës
për këngë të Beatles*
dënuar dhe për një libër të ndaluar

shoku im i jetës!
s’i kemi pohuar aq shumë fjalë
njëri-tjetrit për dashurinë,
e ç’duhen?
kur t’i shiut të egër gjithnjë më ke
ngrohur supet e ftohtë,
me xhaketën tënde,
mbi flokët e lagur më puthje
dhemshurisht për zënkën e shkuar
pa sjellë trëndafilat klishe,
e dije se lulet nuk mbulojnë mëritë

shoku im i jetës!
dilemës tënde se;”ç’është për mua dashuria”?!
sot t’u përgjigja; “janë sytë e tu të blertë,
në ikje detit të trazuar dhe sakrifica
me dy fëmijët pafajsi e trembur drejt të panjohurës,
mbi dy valixhe, mbushur me pak thërime
nga buk’ e shpresës
dhe ca kujtime aq sa kapi dor’ e nxituar,
kafshuar lotët shtërnguar duart
në tokë të huaj kërkuar
atdheun e humbur…”

shoku im i jetës!
ne jemi përsëri, unë ajo rrebelja
e dikurshme e ëndrrës,
Ti maturia, stuhitë për të shuar,
sëbashaku
si një shpatë çeliku
zjarrit tretur akujve të Fatit temperuar

ndryshe, pa këto ç’do të ishte dashuria
dhe Ti, ende shoku im i jetës!

Më shumë nga Herman Çuka