>
LETERSISHQIP
Horgito Hoxha

Portrete Në Vjeshtë

Artiste e lindur, mes rrugës
u ul vjeshta dhe filloi të pikturojë;
mes lapsave dhe fletës
harron kohën që do i fluturojë.

Me pikat e shiut që vrapojnë
skicon portrete mbi pellgje,
duke luajtur me të verdhën e saj
karikaturon mbi çdo gjethe.

Portrete bën vjeshta mes rrugës,
nxiton me tramvajet e mëdha e skicon.
Vjeshta kjo artiste madhështore,
Pikason, tek ikën, imiton.