Ilias Foukis
Fataliteti
Gjithmonë do ta filloj rrugën
me nisjen e një lumi...
Lumi është shumë i ngushtë
dhe nuk besoj
se do t'a zgjeroj Fatin tim .
E vetmja tek e cila shpresoj
është shpejtësia..
Lavdi Apollonit
duke qenë ajo e jashtëzakonshme
do t'ju ëndërroj të gjithëve njëherësh.
Por duke ecur
në Fantazma do të shndrrohen Ëndrrat
sepse prej britmave anonime
dallgë nervoze do përplasen
në brigjet e botës
ku dëgjohet qartë edhe prerë..
'' Ju që me spektrin
dhe me shpejtësinë e lumenjve
deshët të kurorëzonit vizionet njerëzore
tërhiquni tani të mundur bashkë me Idealizmin
dhe shikoni sa pashpresë janë përmbytur
territoret e Tokës së Premtuar.''
Dhe kështu,
Lumi i ka vënë përpara ëndrrat e mia
që do të fitojnë me sa duket
aftësi fluturuese në katarakt
dhe në kohën që gjithë bota
do të rrëzohet poshtë..
unë dhe ëndrrat e mia do të ngrihemi lart.
Por bashkë me ëndrrat
unë kam edhe jetën time.
Ato janë të betuara
të mos ndahen prej njëra-tjetrës..
pavarësisht se gjatë rrugës shtrinin dorën
blerësit naivë të shpresës..
dhe jeta e rëndë mund të bëhet copë-copë
nga kjo rënie e vrullshme.
Po ku t'a dish...
Ndoshta Lumit të Shenjtë
i vjen keq për jetën time të mjerë...
dhe këtë rënie të gjithëfuqishme..
të stuhishme..
të pashmangshme..
si të jenë shndrruar pemët e brigjeve
në Lutëse të Përgjunjura
e realizon ngadalë.
Sepse që t'a merrni vesh
ju o të lumturit e Tokës
qysh kur më vunë përpara Lumenjtë
të gjitha ndjenjat që i shpëtuan katastrofës
i shpërndava në hyrje të deteve
dhe mbasi t'i vishen Fatit tim
do të luajnë për mua detit të hapur
dhe përjetësisë së hapur
pa dashur kurrë të kthehen në Tokën e shkretë.
Më mirë që do të ndodhë kështu...!
Kushedi ç'ndodh në atë mallkim të përjetshëm
ku të gjithë meqë s'kanë mundësi
as të hipin si të Lumtur..
as të zbresin si Fatkeq..
mbasi dorzohen në këtë pamundësi tragjike
përgjigjien e vetme të pyetjes
- Ç'do të thotë të kesh ekzistuar dikur në Tokë...?
mund t'a japin duke përfunduar
drejt një qetësie të përjetshme
vetëm Lumenjtë...
me nisjen e një lumi...
Lumi është shumë i ngushtë
dhe nuk besoj
se do t'a zgjeroj Fatin tim .
E vetmja tek e cila shpresoj
është shpejtësia..
Lavdi Apollonit
duke qenë ajo e jashtëzakonshme
do t'ju ëndërroj të gjithëve njëherësh.
Por duke ecur
në Fantazma do të shndrrohen Ëndrrat
sepse prej britmave anonime
dallgë nervoze do përplasen
në brigjet e botës
ku dëgjohet qartë edhe prerë..
'' Ju që me spektrin
dhe me shpejtësinë e lumenjve
deshët të kurorëzonit vizionet njerëzore
tërhiquni tani të mundur bashkë me Idealizmin
dhe shikoni sa pashpresë janë përmbytur
territoret e Tokës së Premtuar.''
Dhe kështu,
Lumi i ka vënë përpara ëndrrat e mia
që do të fitojnë me sa duket
aftësi fluturuese në katarakt
dhe në kohën që gjithë bota
do të rrëzohet poshtë..
unë dhe ëndrrat e mia do të ngrihemi lart.
Por bashkë me ëndrrat
unë kam edhe jetën time.
Ato janë të betuara
të mos ndahen prej njëra-tjetrës..
pavarësisht se gjatë rrugës shtrinin dorën
blerësit naivë të shpresës..
dhe jeta e rëndë mund të bëhet copë-copë
nga kjo rënie e vrullshme.
Po ku t'a dish...
Ndoshta Lumit të Shenjtë
i vjen keq për jetën time të mjerë...
dhe këtë rënie të gjithëfuqishme..
të stuhishme..
të pashmangshme..
si të jenë shndrruar pemët e brigjeve
në Lutëse të Përgjunjura
e realizon ngadalë.
Sepse që t'a merrni vesh
ju o të lumturit e Tokës
qysh kur më vunë përpara Lumenjtë
të gjitha ndjenjat që i shpëtuan katastrofës
i shpërndava në hyrje të deteve
dhe mbasi t'i vishen Fatit tim
do të luajnë për mua detit të hapur
dhe përjetësisë së hapur
pa dashur kurrë të kthehen në Tokën e shkretë.
Më mirë që do të ndodhë kështu...!
Kushedi ç'ndodh në atë mallkim të përjetshëm
ku të gjithë meqë s'kanë mundësi
as të hipin si të Lumtur..
as të zbresin si Fatkeq..
mbasi dorzohen në këtë pamundësi tragjike
përgjigjien e vetme të pyetjes
- Ç'do të thotë të kesh ekzistuar dikur në Tokë...?
mund t'a japin duke përfunduar
drejt një qetësie të përjetshme
vetëm Lumenjtë...