Ilias Foukis
Lumturia
Kushedi sa herë
do të kishim qenë të Lumtur...!
Të rrethuar nga malet siç ishim
pa marrë përgjigjie prej askujt
per këtë gjendje shtetrrethimi
matëm përmasat e grykave..
që ishin të ngushta sa edhe pasionet tona
me shpresën se ato do ta nxënin të Ardhmen
të cilën Zanafilla e Largët
që kish qënë fare pranë skandaleve të Gjenezës
si për të na thënë se gjithmonë
do të ishte e vështirë të kish të Ardhme
na i kish hedhur pas maleve...
Meqë prehja e mjegullës mbi male
ishte Hyjnore dhe Epike..
krejtësisht më madhështore pra,
sesa shtrirja e rendomtë e blerimeve
menduam se e dinte mire
përmbajtjen e maleve..
Pastaj thirrëm dhe Ëndrrat...
të gatshme ishin dhe parashikimet
për të realizuar procesin madhështor
me shumë gjasa përfundimi Biblik
të mbartjes të së Ardhmes sonë mbi supe...
E kuptoni ç'duam të themi apo jo..?
Ishim në gjendje alarmi për të Ardhmen..
Duhej patjetër të zaptohej e Ardhmja
që e parfumuar nga pasionet misterioze të Abelit
krejt si një grua e Bukur..
kushedi në ç'duar do të jepej..?
Dhe me të vërtetë kështu ndodhi..
Në kundërshtim me pretendimet tona
ndodhi diçka e çuditshme..!
Mjegullën na e rrëmbeu Era
për ta nxjerrë nga rrethimi
që i kishin bërë Yjet..
Ëndrrat na i vodhi Çasti Sublim
sepse dhe ai
kish rënë prej shekujve në shtetrrethim..
Me sa më kujtohet pra..
kish lëvizje të shumta .
Themelet e Përjetësisë po hapte Bota.
Ritet e Shenjta po shpërndanin bekime..
i thurnin lëvdata forcës dhe Bukurisë
jepnin poste te përjetshme dhe ofiqe..
I gjithë Universi ishte nën verdiktin
e një Orakulli të padukshëm
në atë fillim të largët të Historisë..
Dhe ne na mbetën vetëm Iluzionet
të cilat megjithëse të helmuara nga Shtrigat
në parashikimin e së Ardhmes sonë
kishin manifestuar një talent të jashtëzakonshëm..
Po ç'ti bësh Lumturisë..!
Malet e kanë humbur
aftësinë për t'u zhvendosur..
do të kishim qenë të Lumtur...!
Të rrethuar nga malet siç ishim
pa marrë përgjigjie prej askujt
per këtë gjendje shtetrrethimi
matëm përmasat e grykave..
që ishin të ngushta sa edhe pasionet tona
me shpresën se ato do ta nxënin të Ardhmen
të cilën Zanafilla e Largët
që kish qënë fare pranë skandaleve të Gjenezës
si për të na thënë se gjithmonë
do të ishte e vështirë të kish të Ardhme
na i kish hedhur pas maleve...
Meqë prehja e mjegullës mbi male
ishte Hyjnore dhe Epike..
krejtësisht më madhështore pra,
sesa shtrirja e rendomtë e blerimeve
menduam se e dinte mire
përmbajtjen e maleve..
Pastaj thirrëm dhe Ëndrrat...
të gatshme ishin dhe parashikimet
për të realizuar procesin madhështor
me shumë gjasa përfundimi Biblik
të mbartjes të së Ardhmes sonë mbi supe...
E kuptoni ç'duam të themi apo jo..?
Ishim në gjendje alarmi për të Ardhmen..
Duhej patjetër të zaptohej e Ardhmja
që e parfumuar nga pasionet misterioze të Abelit
krejt si një grua e Bukur..
kushedi në ç'duar do të jepej..?
Dhe me të vërtetë kështu ndodhi..
Në kundërshtim me pretendimet tona
ndodhi diçka e çuditshme..!
Mjegullën na e rrëmbeu Era
për ta nxjerrë nga rrethimi
që i kishin bërë Yjet..
Ëndrrat na i vodhi Çasti Sublim
sepse dhe ai
kish rënë prej shekujve në shtetrrethim..
Me sa më kujtohet pra..
kish lëvizje të shumta .
Themelet e Përjetësisë po hapte Bota.
Ritet e Shenjta po shpërndanin bekime..
i thurnin lëvdata forcës dhe Bukurisë
jepnin poste te përjetshme dhe ofiqe..
I gjithë Universi ishte nën verdiktin
e një Orakulli të padukshëm
në atë fillim të largët të Historisë..
Dhe ne na mbetën vetëm Iluzionet
të cilat megjithëse të helmuara nga Shtrigat
në parashikimin e së Ardhmes sonë
kishin manifestuar një talent të jashtëzakonshëm..
Po ç'ti bësh Lumturisë..!
Malet e kanë humbur
aftësinë për t'u zhvendosur..