>
LETERSISHQIP

Mendime

.. të sajat mendime çapkene.
Që aleatë ju bënë me përkëdhelje.
Zhytur nën ektazën,
ku lot gëzimi derdhën mbi mollëza.
Aleate të sajat mendime,
nën fërkimet e përhumbjes që luajnë pa u ndjerë,
endur,
mes gishtave drithëruar
e skajeve të flokëve supederdhur..
.. Ah!
Të sajat mendime çapken.
Nuk e di se ç’kujtime i zgjuan.
Nuk e di nese aty po i pëlqen të jetojë,
Apo …
apo ndoshta ato vetëm sa e munduan
e mundojnë…
…. i mungojnë…

Më shumë nga Ilir Manxura