>
LETERSISHQIP
Imer Raçi

Quokka

Buzëqeshja ime,
u fut nën kthetrat e djallit,
Buzëqeshja ime,
është fshehur nën rrënjët e malit,
Buzëqeshja ime,
u fundos në thellësi të detit
Buzëqeshja ime,
hyri në dry të sekretit.

Buzëqeshjen time,
e kërkoj rreth shtigjeve të detit,
buzëqeshjen time,
e kërkoj në majat e malit,
buzëqeshjen time,
i them kthema djallit.

Kush e mori?
E di,
edhe unë kam buzëqeshur,
si Quokka e bukur,
jam dukur i lumtur.

Quokka,
buzëqeshjen tënde të bukur,
huazoma së paku sot,
edhe nëse qepallat e syrit i mbylli,
minutin e fundit,
pa buzëqeshje,
mos ta jetoj dot.