>
LETERSISHQIP
Irakli Lefteri

Kur Te Njoha

Kur te njoha veten nuk e njihja
Ti ishe kjo qe je tani
Ndaj dhe sguxoja te te shihja
E vec te ndieja ne largesi

Nje emer te bukur kishe ti
Po ndryshe te therisja une
Te kisha vene per cudi
Nje emer qe te ngjante shume

Perher kur syte e tu dalloja
Zhytesha thelle brenda ne to
Ne kaltersi perfytyroja
Nje enderr qe perdit e shoh

Me endrren time flisja gjate
Me endrren time ecem tok
Prisja te me vi cdo nate
Flinim e flisnim kok per kok

Ashtu me endrren kaloi jeta
Ndaj nuk ndjeva kurre vetmi
Po befas kurr po humbte endrra
Ne horizont kaltersi

Ti me ate magjin e kalter
Dhe me nje emer homerik
Nje dite mu gjende mu ne vater
E endrres time i the ik

Dhe zure vend te vendi i endrres
Aty po rri cdo cast e kohe
E zemra vend i beri zemres
Tani njoh ty dhe veten njoh