>
LETERSISHQIP
Irakli Lefteri

Me Lere Te Jem I Dashuruar

Me ler mua te jem i dashuruar
Ne boten qe krijove strukur rri
Perde te trasha te errta te rrenda
Dritarja e mbyllur e prapa saj, ti

Me ler te jem i dashuruar per te dy
Te thur endrra e ti mbyll ne nje sirtar
Duke pritur nje rreze te hyj
Me quaj naiv, me quaj te marre

Me ler te jem i dashuruar
Le te jete enderr e ndoshta marrzi
Asgje ska per te ndryshuar
Kjo s'varret me nga une e as nga ti

E une do jem i dashuruar
Le gjurme komete ne kalim
Te enderroj dhe kur jam zgjuar
Te pres si driten cdo agim