>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Erozioni

Gjithe naten mbreme ra shi si me shtembe
Jashte toka rrenkonte sikur i merrnin frymen
Dridhej e mundohej ne nje ankth te rende
Mes mundimeve dukej se therriste "ndihme!"

Ne mengjes u ngritem
Kish qene erozioni
Si bishe ne qafe e kish kafshuar gjithe naten
E kish çare perms shqyer ne ije e brinje
Shkulur copa te tera, rrembyer ledhe e balte.

Veshtrova i ngrysur token e munduar
U perkula dhe preka trupin e saj te vrare
Per nje pellembe te kesaj toke te shtrenjte
Qellon qe jep jeten ne kufi ushtari.