>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Ne Festen E Brigades Xii

Parakalojne ish-partizanet, ata qe bene luften,
Mungojne midis rreshtave te rennet.
Parakalojne plaget, lufterat, kenget.
Midis tyre
Nje grua shtatzene.

E pashe dhe mendova:
Ja Shqiperia,
Nje lendine e qeshur, shkelqejne bajonetat,
Dhe qe ne bark te nenes femija,
Si ushtar eshte radhitur ne rreshtat.