>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Fushat Dimerore

Fusha te mbjella me koka veziresh e pashallaresh
Kontesh e kolonelesh
Era mbi to fishkellin.
Nje gjethe qe fluturon
Nje bisht kali
Puplat e nje shpendi
Shnderrohen papritur ne simbole, nishane e grada
Shkretimi i fushes ndolli fantazmat e vjetra,
Sa here ato ketu dimrin e zbriten ne mes te veres
Por guri pas pak do te mbije
Fantazmat perkohesisht do te zhduken
Gjersa pas korrjeve dhe shirave te para
Te shfaqen perseri.
Dhe perseri do te vertiten, duke kerkuar kokat perkatese
Te shqetesuara nga mosgjetja. Ku? Ku? Cfare?
Ankthi i tyre mbi fushen dimerore do te rrije pezull.