>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Sfondi

Ndersa ti po vije,
Lajmet
Mbi qytet fluturuan nga telat,
Televizoret si nje grumbull kryqtaresh
Permbi krye ngriten antenat.
Ne ecim nen to
Qiellin
Te prere prej tyre mbi koke
Kurt y te dua, une dua
Kete qiell, kete kohe, kete sfond.
Kete qiell te prere gjer e gjate,
Kryq e terthor nga antenat e hekurta
E vesha si kemishe me kuadrate
Dhe ti koken mbeshtete e qete.
Tek ecim ne udhen e ftohte,
S’diskutojme per henen e mekur
Jemi veshur me ngjarjet e botes
Si me nje kemishe te hekurt.