>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Alpet Ne Dhjetor

C’eshte ky vend keshtu, keto pllaja me bryme,
Me malet sup me sup e koke me koke perpjekur?
Ja qielli gri i larte, mes tij nje bubullime
Si e plagosur iken, nje shpelle te gjeje per te vdekur.

Hotelet jane larg dhe ne vazhdojme te ikim,
Nen boren qe floknajen e saj rrezon perqark
Thua se kodrat nisen per ne dasmen e Halilit,
Thua se brigjet kthejne nga vdekja e Mujit larg.

Gjithçka eshte madheshtore nen kete bore bashkuese,
Ne perzierjen e maleve dhe te njerezve epike,
Nen kete qiell te madh nga shkretetira pershkuar
Si nga qerre gjemonjese tragjedish antike.