>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Kitaristi

Koken si shpelle e ka mbeshtetur mbi kitare,
Gjashte telat si gjashte udhe zgjaten ne mugetire
C’pe ashtu mbi tela,
Qe me doren e madhe
I re rende-rende
Dhe e debove prej atyre?

Ke thirre valle tjeter,
Qe menjehere, ja,
Iu pergjigj thirrjes sate dhe mbi telat erdhi,
Duke shkelur lehte e embel,

Gjersa shkau e ra
Ne gropen e kitares
Si ne nje hon te thelle?

Pastaj dora jote mbi telat mbolli lule,
Pastaj prej tyre shkundi
Flete te verdha.
Pastaj, per nje çast,
Te shkrete telat mbeten,
Si udha dimerore, ku fryn veç era.
Kitarist,

Mos i ler telat te ngrijne,
Shkunde deboren prej tyre, shkunde.
Te mos behen telat rrugica te mbyllura
Te jene telat udhe te pafundme!
Dhe prape mbi gjashte telat aid ebon e therret

Here trishtimin e madh,
Here harene e madhe.
Mbi keto gjashte udhe qe e lidhin me jeten
Ngrihet koke e tij si nje shpelle krenare.