>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Keto Orare Trenash

I dua keto orare trenash ne stacionet e vogla hekurudhore,
Kur tek platforma e lagur rri dhe veshtron
Pafundesine e shinave.
Nje klithme e larget lokomotive. Cfare, çfare?
Askush s’e kupton gjuhen e mjegullt te avullit.

Trena me pasagjere. Trena-cisterna. Vagona me mineral
Kalojne pa pushim.
Keshtu kalojne
Mes per mes qenies sate si perms nje stacioni ditet e tua
Te mbushura me zera, zhurma, sinjale,
Dhe minerale te renda kujtimesh.