>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Monologu I Te Vetmuarit

Tani unë ngjitem lart dhe s'kam asnjë gëzim.
Këtu ku kam arritur më ftohtë është, më vetmi.
E dija ketë, por padurimi i vdekur
Më shtynte të shpejtoj te ky sinor i kotë.

Krahë grashë të thyera mbi supe si të prera nga një morg.
Më japin një gëzim po aq të vdekur.
Më duket ende dimër ndonëse eshtë prill.
Kam ftohtë.
Kam ftohtë.