Ismail Kadare
Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.
Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi,
Të bukurën gjuhë
Ta bënin leshharpi.
Të të bënin ty, donin,
Shqipëri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.
Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi,
Të bukurën gjuhë
Ta bënin leshharpi.
Të të bënin ty, donin,
Shqipëri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat
Më shumë nga Ismail Kadare
- E Hidhur Vjeshte E Ketij Viti
- Mars
- Bjeshket E Nemura Ne Dimer
- E Pamundura
- Portreti I Skenderbeut
- Paralele
- Dalja E Shqiperise Nga Traktati I Varshaves
- Marshimi I Ushtrise Osmane Ne Shqiperi
- Vallja Shqiptare
- Fushat Dimerore
- Mbyllja E Kafes Verore
- Piramida E Keopsit
- Copra Imazhesh
- Nate Ne Helsinki
- Ne Romen E Mesnates
- Fund Vjeshte
Komente 3