gjuhë
32 Krijime letrare me tag "#gjuhë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
gjúh/ë,-a I
Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, me kuptim keqësues
-
emër i gjinisë femërore, numri shumësgjúh/ë,-a I -ë(t)
-
▸ diçka e zgjatur, e ngjashme me këtë organ: gjuhët e flakës; gjuhë dheu (toke) (gjeogr.) rrip i ngushtë toke që zgjatet në ujë; gjuhë lope (bot.) gjuhëlopë.
-
▸ gjuhëz2: gjuha e këmborës.
-
numri shumës, me kuptim keqësues
-
▸ ky organ te njeriu që shërben si organ i të folurit dhe si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave të njeriut; të folurit; ata që thonë e përhapin diçka; gojë (edhe në njësi ): gjuhët e këqija (e ) (keq.); e dredh gjuhën i bën bisht bisedës; nuk i qëndron fjalës; i dridhet (i ngatërrohet) gjuha mezi i nxjerr fjalët nga goja, mezi flet (nga shqetësimi, nga frika etj.); i jep gjuhës flet shumë, flet mbarë e prapë; ka gjuhë di t’i shprehë bukur e qartë mendimet, është i gojës; është llafazan, flet shumë e pa vend; merr të tjerët nëpër gojë; mbaje (mblidhe, rrudhe) gjuhën! përmbahu në të folur!, mbaje gojën!; e lakon gjuhën nuk i qëndron fjalës, e dredh gjuhën; e lëshoj gjuhën e lëshoj gojën; nuk i rri gjuha (rehat) nuk pushon së foluri; është i gjuhës është i gojës; m’u mbërthye gjuha m’u lidh gjuha, m’u mbërthye goja; e ka lëshuar gjuhën flet shumë vend e pa vend,; është gojështhurur; e ka mbledhur gjuhën nuk flet më aq shumë, nuk më, i ka vënë fre gjuhës; e ka zgjatur (e ka rritur) gjuhën (keq.) është bërë llafazan, merr nëpër gojë; merret me thashetheme; mbaje (shtrëngoje) gjuhën pas dhëmbëve (ndër dhëmbë, në mes të dhëmbëve)! mos fol!, gojën!; e ka gjuhën është i zoti për të folur, flet qartë e bukur; e ka gjuhën është i zoti i gojës, e ka gojën ; e ka gjuhën të gjatë (një , një pash) është llafazan; nuk mban dot gjë të fshehtë, i tregon të gjitha; ta kthen fjalën menjëherë, është gjuhustër; e ka gjuhën shpatë flet me zjarr për të mbrojtur një çështje; flet prerë e me të madhe; ia lëshoi frerin gjuhës nuk përmbahet kur flet; ia shtrëngon frerin gjuhës flet me kujdes, përmbahet në të folur; i vë fre gjuhës përmbahet në të folur, i vë fre gojës; s’i zë gjuha vend ndër dhëmbë (s’i rri gjuha prapa dhëmbëve) nuk rri dot pa folur; s’pushon së foluri; i bredhërin gjuha para mendjes flet pa u menduar mirë, i ecën gjuha para mendjes; gjuha është prej tuli (fj. u.) gjuhën mund ta vërtitësh si të duash e të thuash ç’të duash; gjuha pret hekurin (çan gurin, çan shkëmbin) (fj. u.) gjuha ka forcë të madhe; gjuha s’ka e thyen (fj. u.) gjuha ka fuqi të madhe; më mirë të shkasë këmba se gjuha (fj. u.).
-
Sinonime: