>
LETERSISHQIP

Inicialet Tua

Djalli habitet nga dredhitë e tua,
si i hedh sytë në çdo kënd të pikave dobta,
E kur flladi i turpit prek buzëqeshjen tënde
Një perëndim me çdo ngjyrë të kuqe pikturon veten në kujtesën time

Kur melodia e të qeshurës prek mëndafshin e petaleve,
Më risjellë pranverën në pëllëmb të dorës,
Ëmbëlsia e mirësive tua,
shkrin brirët e djallzive më të mëdhaja,

Natën je i mbrojtur nga engjujt,
prandaj në lumin e ëndrrave sillen inicjalet e tua,
yjet vështrojnë faqet e skuqura dhe përshpërisin fjalën të dua...
Kërçovë, 2020