Jorgo Telo
Duartrokitjet Tona
Poemth
1.
Sa herë
Vezullantët trupa qiellorë
Bujarisht na dhuronin rreze drite,
Aq herë
Ne, xhaketëgrisurit tokësorë
Ushqenim nepsmëdhenjtë
Me frenetiket duartrokitje,
Me delirantet brohoritje…
2.
Sa herë
Të uritur nëpër dhjetëvjeçarë
Ëndrrat gëlltisnim nëpër dremitje…
Aq herë
Gjithmonë turreshim si të marrë,
Të kënaqnim Prijësit tanë
Me të nxehtat duartrokitje
Me të çmendurat brohoritje.
3.
Sa herë
Verbërisht ecnim këmbëzbathur
Rrugë e pa rrugë, të etur për jetëngjitje,
Aq herë
Ne zorrëthatët buzëplasur
Nuk reshtnim së faluri "Cimëdhenjve"
Nga më të kolmet duartrokitje,
Nga më të sojmet brohoritje.
4.
Sa herë
Nëpërkëmbeshim emër për emër
E në gjoks ndienim plasaritje,
Aq herë
Cipëplasurit pa shpirt e zemër
Tejnginjeshin prej turmës
Me të pasosurat duartrokitje,
Me të vrullshmet brohoritje.
5.
Sa herë
Si punëtorë, bujq e blegtorë
Rënkonim të kredhur në djersitje,
Aq herë
O, sa jemi shfaqur shembullorë,
T’i velnim partiako-pushtetarët mizorë
Me shpërthimtaret duartrokitje,
Me gjëmimtaret brohoritje.
6.
Sa herë
Si nxënës dhe ushtarë
Me drejtqëndrim ndër rreshtat klasike,
Aq herë
Degdisnim drejt madhorëve sharlatanë
Të pandalshmet duartrokitje,
Të hovshmet brohoritje.
7.
Sa herë
Ne, të shkelmuarit prej shkelmëtarëve vrastarë
Zërin çonim mbi të egrat skërmitje…
Aq herë
Përballeshim me persekutorët barbarë,
Që na detyronim t’u falnim duartrokitje,
Që na nxisnin të lëshonim brohoritje.
8.
Sa herë
Në aksione rropateshim duke gulçuar
Me këngë në gojë… edhe pse në sfilitje,
Aq herë
Jemi ndjerë poshtërsisht të dhunuar,
Pa guxuar më të voglën "pëshpëritje".
Se lypseshin vetëm duartrokitje
Se pëlqeheshin vetëm brohoritje.
9.
Sa herë
Sajoheshin koncerte e festivale,
E "Profetët" tanë nuk lejonin"plasaritje";
Aq herë
Eh, ç’diktat ndaj rapsodëve, këngëtarëve!
Veç hymne për Epokën e të Parin e të Parëve…
Gjithçkaja të mbyllej me duartokitje,
Domosdo dhe me brohoritje…
10.
Sa herë
Kujtojmë të sertën Diktaturë,
Atë propagandë, ato dërdëllitje…
Aq herë
Kujtesën shtrydhim si moskurrë
(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunë)
Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,
Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.
11.
Sa herë
Përdhuna nga lart e rriste trysninë,
E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
Aq herë
Me imagjinatë thyenim pranga, zinxhirë,
Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
Sytë prej Lindjes i kthenim në Perëndim,
Për të shpëtuar shuplakat nga duartrokitjet,
Për të çliruar gurmazet nga brohoritjet.
12.
Kësohere
Gati menduan se ndryshoi "klima"
E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
Si gjithherë
Iku mjegulla, por mbeti bryma.
Kemi mbushur sheshet me mitingje
Kur politiksit na kanë mbledhur veç e bashkë,
Kur kemi pritur miq nga jashtë.
Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
Veç më së shumti flamuj të huaj
e shumëngjyrëshit flamujt partiakë,
Frymën po i marrin kombëtarit bajrak
E nën flamuj veç duartrokitje,
E nën flamuj veç brohoritje…
13.
Sa herë
Rrugët tokësore-ujore na ndëshkojnë…
na mungon uji i pijshshëm
e çmimet njohin veç ngjitje;
Aq herë,
Rendim pas liderëve të partive politike
Rendim me duartrokitje
Si dikur dhe me brohoritje.
14.
Sa herë
Shpirtin e xhepin na i grin çdo korrupsion,
Korenti dhe puna na mungon;
Aq herë
Shpërfillim vuajtjet, e… pa pyetur
për mungesat më jetike,
turremi si të çartur nëpër sheshe e salla,
ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e përralla
Dhe i shoqërojmë ato me duartrokitje
Doemos dhe me të paharruarat brohoritje…
15.
Sa herë
Krimi e maskat na nxijnë jetën.
e mitmarrjet na përthajnë "kuletën";
Aq herë
Përgëzojmë partiakë e pushtetarë,
Si të dehur nga pije magjike…
Të etur për duartrokitje
Të etur për brohoritje.
16.
Kësohere
Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
t’mbeteshin rudimente.
Mjaft më…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
Na mbetën nëpër këmbë…Po, pse, vallë?
E shpjegon një thënie mençurore:
"Nëse ngjyra e qimes ndërrohet shpejt,
Zakoni nuk harrohet krejt…"
Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
Ndaj nuk reshtin brohoritjet.
17.
Gjithëherë
Ne kryelartët e Shqiponjës zemërfurrë
kemi qenë të paepurit krenarë në rritje..
Por shpeshherë
S’merret vesh si tjetërsohemi si moskurrë
e rikthehemi si me një joshje magjike
tek të fantaksurat duartrokitje,
tek të kotmëkotshmet brohoritje…
18.
Përfundherë
As duhet të shmangim veten nga marrëritë?
As duhet të shohim përpara në liri e dritë?
Përgjithherë
Le t’i çlodhim te gjorat shuplaka,
Le t’i çlirojmë gurmazet e ngrata.
Pa rënë në "kurthin" e qetësisë Olimpike:
Mjaft më me bajatet duartrokitje!
Mjaft më me delirantet brohoritje!
Veç…atje e atëherë, kur duhet,
t’i qesim energjike!
Epilog.
E pse të mos i ruajmë emocionet
për të Shqiponjës fluturime jetike?
Veç, ama..
Vetëm kur të kemi shëndet, paqe, begati,
Veç, ama,
kur në të vuajturën Shqipëri
të shohim e njohim vetëm ngjitje
brenda të së pranishmes LIRI…
Sa herë
Vezullantët trupa qiellorë
Bujarisht na dhuronin rreze drite,
Aq herë
Ne, xhaketëgrisurit tokësorë
Ushqenim nepsmëdhenjtë
Me frenetiket duartrokitje,
Me delirantet brohoritje…
2.
Sa herë
Të uritur nëpër dhjetëvjeçarë
Ëndrrat gëlltisnim nëpër dremitje…
Aq herë
Gjithmonë turreshim si të marrë,
Të kënaqnim Prijësit tanë
Me të nxehtat duartrokitje
Me të çmendurat brohoritje.
3.
Sa herë
Verbërisht ecnim këmbëzbathur
Rrugë e pa rrugë, të etur për jetëngjitje,
Aq herë
Ne zorrëthatët buzëplasur
Nuk reshtnim së faluri "Cimëdhenjve"
Nga më të kolmet duartrokitje,
Nga më të sojmet brohoritje.
4.
Sa herë
Nëpërkëmbeshim emër për emër
E në gjoks ndienim plasaritje,
Aq herë
Cipëplasurit pa shpirt e zemër
Tejnginjeshin prej turmës
Me të pasosurat duartrokitje,
Me të vrullshmet brohoritje.
5.
Sa herë
Si punëtorë, bujq e blegtorë
Rënkonim të kredhur në djersitje,
Aq herë
O, sa jemi shfaqur shembullorë,
T’i velnim partiako-pushtetarët mizorë
Me shpërthimtaret duartrokitje,
Me gjëmimtaret brohoritje.
6.
Sa herë
Si nxënës dhe ushtarë
Me drejtqëndrim ndër rreshtat klasike,
Aq herë
Degdisnim drejt madhorëve sharlatanë
Të pandalshmet duartrokitje,
Të hovshmet brohoritje.
7.
Sa herë
Ne, të shkelmuarit prej shkelmëtarëve vrastarë
Zërin çonim mbi të egrat skërmitje…
Aq herë
Përballeshim me persekutorët barbarë,
Që na detyronim t’u falnim duartrokitje,
Që na nxisnin të lëshonim brohoritje.
8.
Sa herë
Në aksione rropateshim duke gulçuar
Me këngë në gojë… edhe pse në sfilitje,
Aq herë
Jemi ndjerë poshtërsisht të dhunuar,
Pa guxuar më të voglën "pëshpëritje".
Se lypseshin vetëm duartrokitje
Se pëlqeheshin vetëm brohoritje.
9.
Sa herë
Sajoheshin koncerte e festivale,
E "Profetët" tanë nuk lejonin"plasaritje";
Aq herë
Eh, ç’diktat ndaj rapsodëve, këngëtarëve!
Veç hymne për Epokën e të Parin e të Parëve…
Gjithçkaja të mbyllej me duartokitje,
Domosdo dhe me brohoritje…
10.
Sa herë
Kujtojmë të sertën Diktaturë,
Atë propagandë, ato dërdëllitje…
Aq herë
Kujtesën shtrydhim si moskurrë
(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunë)
Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,
Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.
11.
Sa herë
Përdhuna nga lart e rriste trysninë,
E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
Aq herë
Me imagjinatë thyenim pranga, zinxhirë,
Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
Sytë prej Lindjes i kthenim në Perëndim,
Për të shpëtuar shuplakat nga duartrokitjet,
Për të çliruar gurmazet nga brohoritjet.
12.
Kësohere
Gati menduan se ndryshoi "klima"
E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
Si gjithherë
Iku mjegulla, por mbeti bryma.
Kemi mbushur sheshet me mitingje
Kur politiksit na kanë mbledhur veç e bashkë,
Kur kemi pritur miq nga jashtë.
Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
Veç më së shumti flamuj të huaj
e shumëngjyrëshit flamujt partiakë,
Frymën po i marrin kombëtarit bajrak
E nën flamuj veç duartrokitje,
E nën flamuj veç brohoritje…
13.
Sa herë
Rrugët tokësore-ujore na ndëshkojnë…
na mungon uji i pijshshëm
e çmimet njohin veç ngjitje;
Aq herë,
Rendim pas liderëve të partive politike
Rendim me duartrokitje
Si dikur dhe me brohoritje.
14.
Sa herë
Shpirtin e xhepin na i grin çdo korrupsion,
Korenti dhe puna na mungon;
Aq herë
Shpërfillim vuajtjet, e… pa pyetur
për mungesat më jetike,
turremi si të çartur nëpër sheshe e salla,
ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e përralla
Dhe i shoqërojmë ato me duartrokitje
Doemos dhe me të paharruarat brohoritje…
15.
Sa herë
Krimi e maskat na nxijnë jetën.
e mitmarrjet na përthajnë "kuletën";
Aq herë
Përgëzojmë partiakë e pushtetarë,
Si të dehur nga pije magjike…
Të etur për duartrokitje
Të etur për brohoritje.
16.
Kësohere
Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
t’mbeteshin rudimente.
Mjaft më…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
Na mbetën nëpër këmbë…Po, pse, vallë?
E shpjegon një thënie mençurore:
"Nëse ngjyra e qimes ndërrohet shpejt,
Zakoni nuk harrohet krejt…"
Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
Ndaj nuk reshtin brohoritjet.
17.
Gjithëherë
Ne kryelartët e Shqiponjës zemërfurrë
kemi qenë të paepurit krenarë në rritje..
Por shpeshherë
S’merret vesh si tjetërsohemi si moskurrë
e rikthehemi si me një joshje magjike
tek të fantaksurat duartrokitje,
tek të kotmëkotshmet brohoritje…
18.
Përfundherë
As duhet të shmangim veten nga marrëritë?
As duhet të shohim përpara në liri e dritë?
Përgjithherë
Le t’i çlodhim te gjorat shuplaka,
Le t’i çlirojmë gurmazet e ngrata.
Pa rënë në "kurthin" e qetësisë Olimpike:
Mjaft më me bajatet duartrokitje!
Mjaft më me delirantet brohoritje!
Veç…atje e atëherë, kur duhet,
t’i qesim energjike!
Epilog.
E pse të mos i ruajmë emocionet
për të Shqiponjës fluturime jetike?
Veç, ama..
Vetëm kur të kemi shëndet, paqe, begati,
Veç, ama,
kur në të vuajturën Shqipëri
të shohim e njohim vetëm ngjitje
brenda të së pranishmes LIRI…
Korrik-gusht 2008
Komente 0