Jorgo Telo
Krekosja E Syve
Krekosen sytë karshi trurit.
Ngrënë përpjetë
krifat e qerpikëve.
"Mjer ti, zoti tru,
Si duron
ì mbyllur kështu?
Do ishte errësirë fare,
të mos ishim ne
dritare.
Pa dritën tonë
gjumë do flije
gjithëmonë.
Ne shohim botë,
jo shaka.
Ha-ha-ha!
Dhe s’reshtin sytë së qeshuri
si të taposur
prej të dehuri.
Nje perde gishtrinjsh
pamjen syve ua zuri.
"Ç’bëhet kështu? – platiteshin sytë.
"Ku dimë gjë ne, - folën gishtrinjtë.
Na komandon truri….
Ngrënë përpjetë
krifat e qerpikëve.
"Mjer ti, zoti tru,
Si duron
ì mbyllur kështu?
Do ishte errësirë fare,
të mos ishim ne
dritare.
Pa dritën tonë
gjumë do flije
gjithëmonë.
Ne shohim botë,
jo shaka.
Ha-ha-ha!
Dhe s’reshtin sytë së qeshuri
si të taposur
prej të dehuri.
Nje perde gishtrinjsh
pamjen syve ua zuri.
"Ç’bëhet kështu? – platiteshin sytë.
"Ku dimë gjë ne, - folën gishtrinjtë.
Na komandon truri….
Komente 0