Jorgo Telo
Përqasje
Flet një vajzë
Sa herë më puthje,
aq herë m’ì doje
e m’ì mikloje
kapriçiot,
marrëzitë…
Të falshme (besoj)
për ne të rinjtë.
Puthjet e flladitura
puhizohen
jashtë botës qelqore.
Jam e v etëdijshme:
nuk më merrje për "Pitigonë";
mdryshe…
s’do mbërrinim kurrsesi
te dasma jonë.
aq herë m’ì doje
e m’ì mikloje
kapriçiot,
marrëzitë…
Të falshme (besoj)
për ne të rinjtë.
Puthjet e flladitura
puhizohen
jashtë botës qelqore.
Jam e v etëdijshme:
nuk më merrje për "Pitigonë";
mdryshe…
s’do mbërrinim kurrsesi
te dasma jonë.