Jorgo Telo
Vendlindje...
Herë e qeshur, her' e trishtë,
Ku - e thatë, ku - e njomë,
Portëhapur je për miqtë,
Zagori, o moj buronjë!
Vera - verë, dimri - dimër,
Për çu jepet s'lëshojnë pë...
Ke pranverën kryestinë,
Pa gjë vjeshta nuk të lë...
Gjithsekush nga bijt' e miqtë
Ta thith ajrin - qelibar.
Të njeh shpirt edhe traditë,
Të pi ujin si kristal.
Kur bleroj në prehrin tënd,
Ndjej si balli t'digjet zjarr...
Kur largohem...në tjetër vend,
Ndjej për Ty dëshirë e mall...
Syn' e zgjuar fort ta dua
Dhe kapricot e cdo stine.
Do mëkëmbesh, valle? Ç'thua?
Mbaju, Zagoria ime!
Ku - e thatë, ku - e njomë,
Portëhapur je për miqtë,
Zagori, o moj buronjë!
Vera - verë, dimri - dimër,
Për çu jepet s'lëshojnë pë...
Ke pranverën kryestinë,
Pa gjë vjeshta nuk të lë...
Gjithsekush nga bijt' e miqtë
Ta thith ajrin - qelibar.
Të njeh shpirt edhe traditë,
Të pi ujin si kristal.
Kur bleroj në prehrin tënd,
Ndjej si balli t'digjet zjarr...
Kur largohem...në tjetër vend,
Ndjej për Ty dëshirë e mall...
Syn' e zgjuar fort ta dua
Dhe kapricot e cdo stine.
Do mëkëmbesh, valle? Ç'thua?
Mbaju, Zagoria ime!
Më shumë nga Jorgo Telo
Komente 0