>
LETERSISHQIP
Jurgen Gjoni

Shpirt I Braktisur

A mjafton, o shpirt i braktisur,
të thyhesh në mijëra copa.
A mjafton, o shpirt i braktisur,
të lëndohesh.
A mjafton, o shpirt i braktisur,
të ecësh në ëndrrra,
dhe në fund pas gjithë asaj lodhje
të të dhembë zemra.
A mjafton, o shpirt i braktisur,
të jetosh me muzikën melankolike.
A mjafton, o shpirt i braktisur,
të mos dish të lëndosh dikë.

Është e vështirë të lendosh,
dike që të ka lënduar,
ty sepse e di se çfarë është të jetosh,
si shpirt i braktisur,
si një shpirt i thyer në copash,
dhe copat ti ndërtosh prapë.