>
LETERSISHQIP

Atdheu Gjithmonë Ka Një Strehëz…

Shpesh hidhërohemi sokakeve të botës,
si zogj të pikëlluar me pendë të ngrira,
Korbi i zi i nxjerrë sytë kohës,
dhe verbon turmat me tru të mpira.

Eci mes tyre pa anë e pafund,
si i eturi për ujë në shkretëtirë,
kërkoj një pikë ujë, por se gjej askund,
në Diellin që djeg pa Lindje dhe Perëndim…

Brenda syve të mi mund të ringjallen ëndrra,
ëndrra të “çmendura” që s’realizohen kurrë,
sepse Kali i Trojës ka fshehur gjithçka brenda
sa del në mejdan me puthje mbyt çdo burrë…

Atdheu im me zëra të mekur dhe vullkanikë,
jam loti tënd në dhimbjen e pafund,
Dante Aligeri mund të ngelej pa mend,
dhe s’do të shkruante kurrë Komedinë Hyjnore
me aq mund.

Atdheu im jam plagë e kuqe në trupin tënd,
hemorragji e trurit që derdhet kuturu,
peizazh që skuqet dhe mplaket në atë vend,
Sirenat venë kujet në Jonin blu.

Atdheu im më huton me ndërrimin e orëve,
Kur natë ëshë këtu, dritë hapet tek ty,
Mes reve të egërsuara moteve,
Shkruaj librat e pakëndueme që s’lindën aty.

Atdheu im me indiferencën e “Zotave” më çmend
të ikurit i harron si plaçka të hedhura në germadhë,
por harpa e zemres sime bie vetëm për atë vend,
se Atdheu gjithmonë ka një strehëz që të mban gjallë.

Staten Island, New York

DËRGOI: