>
LETERSISHQIP

Veç Boshllëkut T'shpirtit, Asgjë Tjetër

S'paska qenë gjumi o vlla shqetësimi,
Kur gjatë natës nuk fle, veç shkruan n'letër.
S'paska qenë ëndrra që e shuan zgjimi,
Veç boshllëkut t'shpirtit asgjë tjetër.
...
S'paska qenë ushqimi o vlla shqetësimi,
Kur gjatë ditës ske ngrënë gjë prej gjëje.
S'paska qenë varfëria e as mjerimi
Veç boshllëkut t'shpirtit asgjë tjetër.
...
S'paska qenë kjo jetes o vlla shqetësimi,
Kur natë e ditë lotët në vargje bëhen vepër.
S'paska qenë rutina as në vetvete izolimi,
Veç boshllëkut t'shpirtit jo, asgjë tjetër.