>
LETERSISHQIP

Një Natë, Një Natë Dhe Një Natë

Një natë. Një natë. Dhe një natë.
Në to shumë netë bëhen muaj
Një natë bërtas them unë prap
Ja edhe kjo natë, më s'do vuaj.

Një natë. Një natë. Dhe një natë.
Në to shumë netë bëhet viti,
Një natë bërtas, çirrem prap
Ja edhe kjo natë, duron shpirti.

Nje natë. Një natë. Dhe një natë.
Në to shumë netë, zemra u tretë!
Një natë bërtas, ulërij prap
Po a duron shpirti një jetë?