>
LETERSISHQIP

Zgjedh Metafora Për Çdo Stinë

Gazetën lexoj mëngjeseve me trishtim,
faqja kryesore është kronika e zezë.
Hidhërimi gdhënd shpirtin tim,
që ϐlet me gjuhën e pëllumbave.
Larg etheve të lehjeve që ma lëndojnë ditën,
shϐletoj historinë që rri si ndërgjegje e plagosur,
strukem ϐletëve, mes librave gjunjëzohem
derisa mes faqesh lëshoj spirancat e etjeve.
Lermëni të mat vetveten me pranverën
nën rritmin e hapave që hedh e lodhur
Duke pastruar në ajër dashuri të mykura,
mes metaforash që lehin si qen i pangopur.
Si lypsare kërrusur mbi dy gjunjtë
Në lutje të vazhdueshme për jetën
Mëngjesit që pres me shekuj
I zgjas duart për përqaϐim.
Pëllëmbët mbeten zbrazur
e gishtat mbeten shtrirë
Mbi shiun e pranverës pa gjethe
Zgjedh metafora për çdo stinë.

Më shumë nga Kozeta Zavalani