>
LETERSISHQIP
Lata Ajdini Musabelliu

Kush Eshte Krijuesi

Gjyshin shpesh e pyes
për qiellin e lartë
kush vallë e krijoi
atë aq gjigand?

Dhe për oqeanet
sa shumë ujë kanë
edhe për ajzbergët
male akujsh janë?

Vallë po planetet
mbarë yjësinë
hënën lart në qiell
kur del në errrësirë?

Më thuaj pra o gjyshi
kaq bukur kush krijon
që syri nuk ngopet
kur i shikon?

Drejtë qiellit kokën ngriti
sytë me lot i mbushi
një fjalë më tha gjyshi
ALLAHU ESHTE KRIJUESI!