Lefter Çipa
Të Mirr' Fluturim Këmisha
Nëpër pisha, nëpër bredha
zuri bredh pas qejfit era.
Nëpër erë seç m'u shfaqe
si të qeshurit mbi faqe.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Ishte maj i lulëzuar
ishte ditë gëzim-kulluar.
Dhe ti, akoma më tepër,
ishe maj a një prill tjetër.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Pashë, përmbi kraharorin,
dy pika, zunë e pikonin
Hapa grushtin dhe i prita
mjaltë e gjitha m'u bë dita.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Sa i piva desh e rashë,
Në glob të syrit të pashë.
Me atë pikë që më vrave,
ma dhe në buzë e më ngjalle.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
zuri bredh pas qejfit era.
Nëpër erë seç m'u shfaqe
si të qeshurit mbi faqe.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Ishte maj i lulëzuar
ishte ditë gëzim-kulluar.
Dhe ti, akoma më tepër,
ishe maj a një prill tjetër.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Pashë, përmbi kraharorin,
dy pika, zunë e pikonin
Hapa grushtin dhe i prita
mjaltë e gjitha m'u bë dita.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Sa i piva desh e rashë,
Në glob të syrit të pashë.
Me atë pikë që më vrave,
ma dhe në buzë e më ngjalle.
Nëpër bredha, nëpër pisha
të mirr' fluturim këmisha.
Nga libri "Princi i Dashurisë"