>
LETERSISHQIP
Leonora Buçinca

Njëzet E Katër

Me 24
erdhi në jetë Jezusi,
(dimër ishte)
Jezusi,
të cilin bijtë e Adamit në
një datë tjetër e vranë,
e vranë sipër një druri lisi të vdekur
n’formë kryqi
me qëllim që lisi të vdes dy herë …

Me 24
erdhe në jetë edhe ti,
aniçka pse në një stinë krejt tjetër
(vjeshtë ishte )
….ty, të cilin bijtë e Adamit
çdo ditet të vranë nga pak
të vranë brenda një flete të bardhë
fletë ajo e të njejtit dru lisi
n’ forme gazete, n’ formë libri
me qëllim që lisi të vdes tri herë…

Me 24
erdha në jetë edhe unë,
(verë ishte )
shkumba e përroit pas shtëpisë më
kishe nxjerrë mbi Tokë…..
…mua, të cilës bijtë e Adamit,
orë e çast më vranë,
me vranë nën qiellin e hapur
qiell ai i të njejtit lis …
n’ formë lutjeje më vranë
me qëllim që lisi të vdes përherë

Tani ….data 24
vjen e shkon
shkon e vjen
krejt në heshtje

nuk ka ngelë më asgjë…për t’u vrarë!