>
LETERSISHQIP
Leonora Buçinca

Saherë

e kam prek kulmin e shpirtit
saherë kam kërkue falje për ato pak gabime që padashje i bana,

saherë ua kam zbute ndjenjën e hakmarrjes (ar)miqve të miqve të m’i,

saherë kam falë krejt ato që i kisha për nevojtaret që kurrë s’desha me ua mësue emrin,

saherë jam kthye nga malet n’ sh’pi e uritun e në vend të një pjate të ngrohtë kam gjetë veten,

saherë kam mësue që njerëzit e mirë numërohen n ‘gishta t ‘dorës e për të ligët e panumërueshëm asht e nevojshme me u lutë,

saherë që ja kam làn nallanet e kuqe n’dorë zemrës së bardhë
me e zmadhu ritmin e tak- takit të saj..
dhe kam fillue me dasht për qef, jo për nevojat e saj,

saherë jeta m’ka thanë jo e unë kurrë se shava n’nanë, e n’babë, e n’rob, e n’fëmijë…
n’heshtje,
(n)yje lidha litar andrrat e ju ngjita qiellit saherë desha …
aty, mes do reve ta pakjarta e kam prek kulmin e shpirtit.