>
LETERSISHQIP

Një Buzëqeshje

Dëgjohet një buzëqeshje fëmije
e shkëputur nga gjinjtë e qiellit.
Kryqëzuar me mallë dashnije
malesh, rrënjësh të gjitha përnjeherit.

Qielli, qielli shqyu tokën
lotët e dhimbjes e dërrmuan.
Dallgë detesh u përhapen
n’mall shpirtërash rëndë pushuan.

Mitra e tokës u dridh, muskujt ju thërmuan
u përflak zjarresh, prej ofshamës së një nane.
Dy yje ju shkëputen, nga prehri ju larguan
n’valë shpirti shkruhen vargjet e kësaj kangë.

O zot o perëndi të lutem në përgjërim
yjet mi shtërngo, dy t‘shtrenjtit e shpirti tim.
O zot o perëndi të lutem gjer n’amshim
m‘i ruaj dhe mi mbro mos të ndjejnë kurrë vetminë.

DËRGOI: