>
LETERSISHQIP

Tash Prillet Janë Të Ftohta

Shpejt kishe ikur
pa e ditur se s'do të ktheheshe
psalmeve të jetës
por ti s'ike se duhej të ikje
siç mund te ikje ndër vite
apo te ktheheshe
mbase rinuar brezash.

Ike kur të morën
s'do ta dije se mes lisash do të të prehej fryma
mavijosjet do të shiheshin nëpër lëkurë.

Kishe ikur pa të pare.

Sot gjurmoj mallin fshehur prej vitesh
se dikur ishte një gur
që priste dy këmbë të palodhura
në çdo muzg për t'u rrëfyer.

Tash prillet janë gjithmonë të ftohta
shiu bie si mallkim
për ditën e panjohur e të pakthim.

Guri i kanës prap i gdhendur
me cigaren ndezur do të ishe aty
sipër atij froni të rrahur nga moti