Loranda Fejzullai
Nisja Nje Melodi, Maestro
Nisja maestro një melodie
me pianon e pluhurosur
Një melodi të frymëzuar nga sytë e mi të verbër
m’i lexo lotët, maestro
siç lexon një partiturë plot nota dhembshurie
Ish një qiell, maestro
dhe ish një natë
kur prej qiellit, maestro
kishte zbritur një engjëll që qante
Një engjëll kishte zbritur dhe kishte trokitur
në dyert e zemrës sime
në atë parajsë dashurie
Sa shpejtësish, maestro, erdhi agu
bashkë me natën, maestro, kish ikur engjëlli i bukur
kishte qenë një engjëll mëkatar, maestro.
Nisja maestro një melodie
me pianon e pluhurosur
se kjo natë maestro atë engjëll ma kujton
Engjëllin që këndonte një këngë që të rrëmbente
Nisja një melodie maestro
me pianon e pluhurosur
dhe ma kujto atë engjëll mëkatar
që erdhi shpejt dhe iku po ashtu
duke lënë pas vetes diçka të paharruar

Komente 0