>
LETERSISHQIP
Luerda Avdiaj

Nënës…

Ia dua rrudhat e moshës së saj
Edhe vijat e bardha përmbi flokët e saj të gjatë
Ia dua t’gjelbrën e trazuar nën vetull
Edhe vijat e mendimeve mbi ball…
Ia dua merakun prej nëne
Edhe ledhatimin e duarëve t’buta pambuk’
Ia dua forcën e luaneshës nëpër dhëmb’
kur jetën e mbajti veç me një dorë,
se tjetrën dorë e kishte të zënë me timen dorë
Ia dua zemrën e pastër kristal
Si duroj vallë kjo grua që zemrën se përlau me baltë?
Ç’grua e mrekullueshme më takoj për Nënë?!
U bëfsha sa gjysma jote Nënë!