>
LETERSISHQIP
Luerda Avdiaj

Shuaje Dritën

Më djegin sytë e kujtesës prej saj
Ende më dhembin thikat e kohës nëpër brinjë…
Ende e shoh at’ hije fëmijërie nëpër dhomë
Shuaje dritën
E nis e më trego një tregim të bukur
Të shrihem të fle pastaj nëpër bardhësira
Gjerë sa…
Gjerë sa dielli të lindi ndryshe
Shuaje dritën
E bashkë me të edhe kujtesën
Mua më dhemb ende ajo vogëlushe me flokë të gjata
Shuaje ti të lutem….