Lulash Ara
Pak Relaks
Paska dalë burri në derë
I thotë grues - hajde i herë
Shpejt sojnike, se përbesë
Paska dalë i rë e zezë
Krejt për tokë e kena barin
Hajde shpejt ta vëmë mullarin
Me ra shi tetanë shkon dam
Ma bagëtija nuk e han.
Gruaja shpejt në kamë u çue
Veshë e mathë, si kish qillue
S'vonojnë hiç me bashkue barin
Ja kanë nisë me vu mullarin
Grue i thotë - unë jam i shnoshtë
Hyp ti naltë, se po rri poshtë
Tuj e pa gruen sipër kresë
Sytë i shkojnë te... rëja e zezë.
Kaq e patë edhe mullari
Ja ka vu gruaja përsmari
Tuj rrëshitë ngadalë për shtyllë
Nuk vonoj, ra në tokë fillë
Le të bjen shi sa të donë
S'ka ç'ka i ban mullarit tonë
Hajde burrë në shpi të shkojmë
Të hamë e të pimë e…ta festojmë.
I thotë grues - hajde i herë
Shpejt sojnike, se përbesë
Paska dalë i rë e zezë
Krejt për tokë e kena barin
Hajde shpejt ta vëmë mullarin
Me ra shi tetanë shkon dam
Ma bagëtija nuk e han.
Gruaja shpejt në kamë u çue
Veshë e mathë, si kish qillue
S'vonojnë hiç me bashkue barin
Ja kanë nisë me vu mullarin
Grue i thotë - unë jam i shnoshtë
Hyp ti naltë, se po rri poshtë
Tuj e pa gruen sipër kresë
Sytë i shkojnë te... rëja e zezë.
Kaq e patë edhe mullari
Ja ka vu gruaja përsmari
Tuj rrëshitë ngadalë për shtyllë
Nuk vonoj, ra në tokë fillë
Le të bjen shi sa të donë
S'ka ç'ka i ban mullarit tonë
Hajde burrë në shpi të shkojmë
Të hamë e të pimë e…ta festojmë.