Lulash Ara
Vaksinimi
Vaksinimi thonë ka vlerë
Vazhdon në krejt Botën mbarë
Edhe unë, si shumë të tjerë
Kam marrë sot dozën e parë.
Për vaksinën poshtë e lart
Janë përhapë edhe shumë llafe
Po nuk pate Green Pass Card
S'po na lanë as me pi kafe..!
Tash dy javë jam tuj u matë
A me ba...a mos me ba
Sot u nisa pa e zgjatë
Fillë në dorë të k'sajë kam ra.
Në karrike kur jam ulë
Tuj shikju për njanës anë
Sa ja nisi me ma ngulë
Jepi i thashë, fute tetanë.
Kaq e patë tha, shnet e jetë
Heu.. i thashë pa ja n'da sytë
Masi qënke shumë dorë letë
Ma ban dhe dozën e dytë...!
Vazhdon në krejt Botën mbarë
Edhe unë, si shumë të tjerë
Kam marrë sot dozën e parë.
Për vaksinën poshtë e lart
Janë përhapë edhe shumë llafe
Po nuk pate Green Pass Card
S'po na lanë as me pi kafe..!
Tash dy javë jam tuj u matë
A me ba...a mos me ba
Sot u nisa pa e zgjatë
Fillë në dorë të k'sajë kam ra.
Në karrike kur jam ulë
Tuj shikju për njanës anë
Sa ja nisi me ma ngulë
Jepi i thashë, fute tetanë.
Kaq e patë tha, shnet e jetë
Heu.. i thashë pa ja n'da sytë
Masi qënke shumë dorë letë
Ma ban dhe dozën e dytë...!