>
LETERSISHQIP
Lule Xhafa

Më Thuaj

Në qoftë se një ditë
Unë do të shkruaj,
Të lutem, asgjë mos më thuaj.
Më thuaj se je gabim,
Më thuaj nuk kam momente me ty,
Zërin e zemrës sime,
Asnjëherë mos e dëgjo,
Dorën time më mos e shtrëngo.
Më thuaj se m’ ke harruar,
Më thuaj se gjitha shpresat tani janë shuar.
E nëse në ëndërr më shikon,
Atë ëndërr mos e vazhdo,
Zgjohu nga ai gjumë i thellë,
Të nesërmen s’do t’më gjesh më.