>
LETERSISHQIP
Lule Xhafa

Shiu Qan Me Ty

Nuk e di përse, saherë bie shi
Në sytë e mi ka lot,
Apo ndoshta më paralajmërojnë
Që s’do të takohemi më.

Më duhet t’i shkruaj këto fjalë,
Sepse si fëmijë më qanë shpirti,
Tek shoh shiun që bie ngadalë
Ndihem heroinë tragjike e një miti.

Mendja e pyet zemrën:
-Pse shiu të bën të qashë?
Nga kurreshtja pyes veten:
-Pse qan me shiun, moj vashë?!...