Luljeta Lleshanaku
Vonesa E Turpit
Thuhet,
se qenë pikërisht parfumet,
ngurrim për të lënë Versajën pa aromat e saj të preferuara trupore
(kur kuajt hingëllinin rrezikun në oborr),
shkaku që i mori jetën Maria Antuanetës.
Një herë bagazhi im
Mbërriti dy ditë pas meje në Dublin.
Të brendshmet, këpucet numër 37, takëmi i higjenës
tharësja e flokëve, këmisha e natës, valiumet,
novela e përthyer në faqen me gërma korsive
dhe fustanet medium-petite,
vërtiteshin të hutuara, analfabete
në trasportierët e boshatisur të aeroporteve transit.
Trupi është i ngathët; vështirë se të befason
me kontinente dhe njerëz
të cilët imagjinata jonë i kish zbuluar me kohë.
Dhe gabimisht mund të mendosh
se kur je i ri, i bukur e gjithë shëndet,
është trupi që paraprin.
Kujto sa herë ai është lënë i vetëm në qilimin e kuq
si aktor episodik, nën zhgënjimin e kamerave.
I ngathët, por dinak,
ai gjuan rastin për të të mbërritur.
Ja kështu, në momentet e mia të hezitimit
erdhën në jetë fëmijët. Dhe kopshti mu zgjerua me të tjera stinë, tabela,
dhe të tjera mëdyshje.

Më shumë nga Luljeta Lleshanaku
Komente 0