>
LETERSISHQIP

Fluturo Shqipe Mbi Drenicën Trime

Për ku po shkon, shqipe dykrenare,
Ku moj vallë, e ke ngrit folenë,
Atje në Drenicë të Dardanisë,
Aty ku dhe unë kam rrënjë e gen.

Mot pas moti atje mshkojë,
Kur pranvera nis e lulëzon,
E n’vende tjera vjeshtës shtegtoj,
E kurr për besë, folenë time se haroj.

Folenë e vjetër aty e gjejë,
Braktisur kurr atë se kamë,
Do kthehem Drenicë një ditë më prit,
Në të shtrenjtëtin vëndi tim nga ku kemi ikur.

Ti moj shqiponjë dykrenare,
Që shëtit tokën arbërore pëllëmb për pëllëmb,
Shko qëndro pak në Drenicën time,
E më nxjerrë mallinë që shpirtin më mundon.

Se mall kam për ju, që nuk tregohet
E nuk shuhet kurrë për këtë jetë,
Se kam mall për prak e votër e për vatan,
Për dru e gurë e fush e gërxhe edhe mallë.

Shqipe e arbërisë dykrenarja jonë,
Kështu të njohti bota e do mbetesh përgjithmonë,
Kur të fluturosh mbi tokën time të shtrenjtë,
Ndalu në Drenicë e i thuaji se haru se kami,
Mezi e presim atë ditë që t’vijmë e të nxjerrin mallë me ty.!

Më shumë nga Lumturije Drenica