>
LETERSISHQIP

Ti E Zemrës Time Dashuri Qiollore

Si një gjithësi që ska mbarim,
Kalojnë ditët.netët edhe vitet,
Ndërsa ëndrrat ndjejnë të ftohtë,
Shpresat e mëngjesit akull ngrijnë!

Oh, një mallë prap shpirtin m’driçon,
Se do të ketë ditë kjo pranverë e lënduar,
Jeta prapë do nisë të buzëqeshë nën të bukurin ritëm,
Edhe yjet serish do ndriçojnë gjithësinë.

Si atëherë, sot edhe nësër e përgjithmonë,
Ngazëllyer nga yjet do ndriçohet qielli,
Shpresa dhe ëndrra bashkë do vallzojnë
Netërve të qetë nën dritën e bukur të hënës.

Oh; – kjo e bardha shpresë e friksuar seç më rin,
Flen edhe zgjohet ndër të bukurat agime,
Me mallë e shpirtë rin me sy drejt teje ngujuar,
Ti e zemrës time dashuri qiellore!

Më shumë nga Lumturije Drenica