>
LETERSISHQIP
Lutfi Coka

Një Ditë Në Qytetin Tim!?

Një ditë në qytetin tim!
Kam bredhur sot, rrugëve të qytetit tim!?…..
Jam gjendur fillikat i vetëm, si një jetim!
Një mëngjes në prag-pranverën e rrallë.
Dielli shëndrin, e i pret njerëzit me dale, …
Jam gjendur jetim, pa njerëz e pa njeri!?...
Kam parë ndonjë kalimtar me hijen e tij,
Ecte shpejt dhe tinëzisht, për t’u larguar!?...
Diçka e padukshme qytetin e ka pushtuar….
Janë strukur të gjithë, brenda në shtëpi!?...
Si milingonat në ditën e ftohtë e me shi!?...
Hija e virusit të padukshëm, vjen rrotull…
Më i vogël se qeliza, por i zi e i poshtër!?...
Sheshet, rrugët e dyqanet i ka boshatisë!?...
Sot u bë ai, zot i katandisë!?
dhe i pasurisë!...
Grimca e vogël që futet brenda në qelizë,
Ca i moleps, ca i vret e të tjerët i trondit!?...
Mori qytetin, rrezet e diellit dhe mëngjesin!?
Na ndau, na futi frikën e largësinë ndërveti!?..
Makinat e policisë e ndjekin për ta "vrarë"!?..
E unë këmbësori "trim" po e zura do ta ha!?...