Lutfi Coka
Heroit Të Kosovës Halit Coka
Në Dardani të vogël
Plagë mori Haliti,
Por nuk ra për tokë
Sa fitoren priti!
Rubinet me gjak
Rridhte si burimi,
Qëndroi si shqipe
Siç rri kryetrimi.
Hije prezantimi
Në fetyrë u pa,
Embël buzëqeshi
Vllazërisht u tha:
S’ka luftë pa plagë
Dasëm s’ka pamish,
Mbani veten trima
Bëni syrin pishë.
Këtë rrugë lirije
Për Kosovën zgjodhëm,
Kurrë mos thoni
Se në luftë u lodhëm.
Me pushkët tona
Të zhdukim zgjedhën
Fëmijtë si pëllumba,
Të lirshëm bredhin.
Dhe në qoftë se bije
S’duhet hidhëruar,
Po më fort e mirë
Luftën me vazhduar.
Në të njëzetin vit
Lotët më shkojnë lumë,
Ҫdo ditë që kalon
Mërzi më shumë.
Pranë bustit tënd
Me rrespekt ulem,
Dhe në trup të hodha
Dy buçeta lule.
Njërin në emrin tënd
E nga çeta e tij
Tjetrën nga Atdheu
Nëna Shqipëri
Që përbri Jasharit
Do të jesh përjetë
Si bir besnik
Si trim me fletë.
Lule të dhuroj
Nga viti në vit,
Sepse ti në shekuj
Mbetesh heroik.
Plagë mori Haliti,
Por nuk ra për tokë
Sa fitoren priti!
Rubinet me gjak
Rridhte si burimi,
Qëndroi si shqipe
Siç rri kryetrimi.
Hije prezantimi
Në fetyrë u pa,
Embël buzëqeshi
Vllazërisht u tha:
S’ka luftë pa plagë
Dasëm s’ka pamish,
Mbani veten trima
Bëni syrin pishë.
Këtë rrugë lirije
Për Kosovën zgjodhëm,
Kurrë mos thoni
Se në luftë u lodhëm.
Me pushkët tona
Të zhdukim zgjedhën
Fëmijtë si pëllumba,
Të lirshëm bredhin.
Dhe në qoftë se bije
S’duhet hidhëruar,
Po më fort e mirë
Luftën me vazhduar.
Në të njëzetin vit
Lotët më shkojnë lumë,
Ҫdo ditë që kalon
Mërzi më shumë.
Pranë bustit tënd
Me rrespekt ulem,
Dhe në trup të hodha
Dy buçeta lule.
Njërin në emrin tënd
E nga çeta e tij
Tjetrën nga Atdheu
Nëna Shqipëri
Që përbri Jasharit
Do të jesh përjetë
Si bir besnik
Si trim me fletë.
Lule të dhuroj
Nga viti në vit,
Sepse ti në shekuj
Mbetesh heroik.
Më shumë nga Lutfi Coka
Komente 0