Lutfi Coka
Vargje Plot Dritë
1-
Mendoja se veç unë e kisha,
Çelësin që hapte zëmrën tënde,
ndaj veten time bekoja:
"O fat i artë-ku m’u gjende!.."
Po çelësi..ah..çelësi që mbaja,
Nuk ishte i vetmi jo-jo,
Se ti kishe bërë dhjetëra kopje,
Dhe portën ta hapte kushdo!.
2-
O mall i parë, plot me diell,
O mall që, ma ndrite rininë,
Dikur më ngrije në qiell,
Tani mè fundos në greminë!
3-
O kohë, që më nise rrëmete,
Drejt meje, po nuk më trembe,
Po bëre si bëre, më gjete,
Dhe jetën time e shembe.
O kohë një jetë pa pushuar,
Tek unë tërmete ke sjellë,
Po dhe kështu-i rrèzuar,
Unë jam gjithsesi, një kështjellë.
4-
Gjithë gjuhët e zogjve i di,
Ato, që fëmijës i mësova,
Por nuk cicërova si zog,
Po, si zgalemi gjëmova!.
5-
I bardhë si bora të jesh,
I ndritur i larë me flori,
Prap do të të shajnë diku,
Pa sharë nuk mbetet njeri!
Mendoja se veç unë e kisha,
Çelësin që hapte zëmrën tënde,
ndaj veten time bekoja:
"O fat i artë-ku m’u gjende!.."
Po çelësi..ah..çelësi që mbaja,
Nuk ishte i vetmi jo-jo,
Se ti kishe bërë dhjetëra kopje,
Dhe portën ta hapte kushdo!.
2-
O mall i parë, plot me diell,
O mall që, ma ndrite rininë,
Dikur më ngrije në qiell,
Tani mè fundos në greminë!
3-
O kohë, që më nise rrëmete,
Drejt meje, po nuk më trembe,
Po bëre si bëre, më gjete,
Dhe jetën time e shembe.
O kohë një jetë pa pushuar,
Tek unë tërmete ke sjellë,
Po dhe kështu-i rrèzuar,
Unë jam gjithsesi, një kështjellë.
4-
Gjithë gjuhët e zogjve i di,
Ato, që fëmijës i mësova,
Por nuk cicërova si zog,
Po, si zgalemi gjëmova!.
5-
I bardhë si bora të jesh,
I ndritur i larë me flori,
Prap do të të shajnë diku,
Pa sharë nuk mbetet njeri!
Më shumë nga Lutfi Coka
- U Këndoj Politikanëve Tanë
- Leku E Shoqeria
- Nuk E Mora!
- Manipulime Plot Intriga
- Natyra Dhe Njeriu
- Reagimet Tona
- Thirrje Politikaneve
- Popullit Tim!?
- Një Dyzinë Politikanësh (Poeme)
- Ishim Mirë Kur Ishim Keq!?
- Monolog Në Llogore
- Varri I Trimerise
- Mbremje Buze Detit
- Dashuri, Dhimbje, Urretje!
- Mjekrra Si Stoli E Mendjes
- Nëna E Babai
Komente 0