>
LETERSISHQIP
Lutfi Coka

Dashuri, Dhimbje, Urretje!

Dal nga shtëpia
Me plot gëzim,
Të vrojtoj i heshtur
Qytetin tim.

Kam shumë shpresë
Kam shumë besim
Ta shoh të bukur
Qytetin tim.

Sa mire të jetë
Sa shumë bukuri
Të shoh të gezur
Pleq dhe femije!

Të shoh buzëqeshjen
E nënave tona
Të jenë të gezuar
Si shumë ikona!?...

Të shoh të moshuarit
Në lulishte grupuar
Bisedojnë të lumtur
Të qeshur e të gëzuar.

Dhe punëtorët
Të ecin me gëzim
Në punët që kanë
Shkojnë me nxitim.

Dua të shoh
Qytetin sa më mire,
Që t’u plotsohet
E bukura dëshirë.

Kjo dashuri mu neverit
Për atë që vrojtoj
Pamje të hidhëruar
Me zemër lënduar.

Sa shumë më habit
Qytetarë që lëvizin
Dikush i qeshur
Njëri i gërrusur tjetri i zhitur.

Dikush qesh e flet me vete
Dikush këndon i habitur,
Njëri kokën ulur
Tjetri trupin ngritur!

Keto shqetësime
Më mbushin me lëndime
E kan burimin
Te keq mashtrimi!...

Eshtë mashtrim
Nga politika,
Me veprat e saj
Dalur nga etika.

I ndezi motorët
Per të marrë vota,
E morën pushtetin
Për të mbushut xhepin.

E muarën pushtetin
Popullin e harruan’
Të madhin betim
E këthyen në mashtrim.

Dhe pasojat
Vijnë një nga një,
Reliteti tregon
Ashtu si je!?..

Një pamje e shëmtuar
Në kazana plehra
Njerzit zvarriten
Si në kotec dhelpra.

Të nxirë e leckosur
Të zhitur e katosur
Me kokën në kazan
Don bukë, se fëmija qan!?...

Një thes i madh
Me pagure mbushur,
I ngarkuar në shpinë
Me ato ruan fëminë.

Një tjetër i leckosur
I ngarkuar i menduar
Një polic i del përpara
E kthen mbrapsht me të qara.

O polic puntor i shtetit!
A s’të vjen keq për kët milet,
Po ia derdhe kët ngarkesë
Fëmija pa darkë do mbesë.

Sa e sa njerëz të ngarkuar,
Sa e sa karroca të tilla,
Vërshojnë në pika grumbullimi
Si e vetmja rrugë shpëtimi.

Mosha të reja, mosha të vjetra,
Kërkojnë kosha plehra,
Kur koshat janë bllokuar
Kthehen në shtepi të helmuar.

Mërzit gruaja, qan fëmija
Si do shkojnë hallet e tija
Burim jete kasha- koshat
Po s’të lenë polic kodoshat!...

Ulur në tavolinë
Per të pirë një kafe,
Shikj i habitur
Pamje makabre!?...

Një e nga një
Tufa e tufa
Vershojnë ne lokal
Fëminjë e vejusha!

Disa të mëdhenjë
Dia të vegjël
zgjati ata duar
Kërkojnë lëmoshë
Me sy zgurdulluar.

Përhapen në tavolina
Më i shpejti si vetëtima,
Kush flet sa më parë
Për të fitua ca dollarë.

Kjo pamje është ciklik
Sa vijnë ca, tjerët ik,
Kjo sëmundje plot mallkim
Eshtë në Shqiperi,
në atdheun tim!